Qëndresa Qytetare publikoi sot raportin e dytë 3 – mujor të monitorimit duke evidentuar ecurinë e premtimeve të qeverisë ndaj studentëve.
- Ne 6 muaj asnjë progres për përmirësimin e cilësisë së arsimit
- Përzgjedhja e anëtareve te Bordit nga studentet rezultoi pa transparence, tejkalim afati dhe pa rregullore
- Konviktet dhe Karta e Studentit u zbatuan vetëm në nivel lokal (Tiranë)
- Sondazhi Kombëtar i Studentëve shmangu pyetjet që adresonin korrupsionin
Qeveria nuk e mbajti premtimin për rishikimin e titujve shkencorë, pavarësisht kërkesave të studentëve. Gjatë kësaj periudhe asnjë titull shkencor nuk është kontrolluar apo raportuar për palgjiaturë në universitete.
Zgjedhjet për Anëtarët e Bordeve të Administrimit si një proces i rëndësishëm i përfshirjes së studentëve në administrimin e universitetit tejkaluan afatet e parashikuara dhe u shoqëruan me mungesë transparence dhe mungese pjesëmarrje. Vota e studentëve nuk prodhuan një proces të pastër demokratik pasi MASR në disa raste nuk përzgjodhi kandidatin më të votuar.
Sondazhi Kombetare i Studenteve si nje mekanizem që do të adresonte problemin e korrupsionit në arsim, anashkaloi pyetjet per rastet dhe emrat specifikë. Rezultatet e sondazhit nuk janë bërë ende publike megjithëse ky proces duhet të mbarontë në 2 maj 2019 dhe në fund të tij nuk pritet të krijohen dosjet personale të pedagogëve siç u premtua në Pakt.
Premtime të rëndësishme sic janë Karta e Studentit dhe investimi në konvikte vijojnë të realizohen vetëm në kryeqytet duke diferencuar studentët e 5 qyteteve të tjera universitare. MASR vazhdon të mos i përmbushë detyrimet ligjore për paisjen e të gjithë studentëve me Kartë Studenti si dhe për vitin 2019 nuk parashikoi buxhet për këtë kartë.
Biblioteka online si një hap pozitiv për studiuesit në vend kushtoi 687.825 USD por nuk zgjidhi problmatikën e studentëve sa i përket informacionit dhe librave të cilat janë pjesë e kurrikulave të tyre mësimore, gjithashtu në bibliotekë nuk aksesojnë asnjë libër apo material shkencor në gjuhën shqipe.
Qëndresa Qytetare i bën thirrje Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë dhe qeverisë shqiptare që në këto pak muaj të mbetur të marrë përgjegjësitë që i ka ngarkuar vetvetes me Paktin–Ligj për Universitetin dhe të realizojë premtimet që u dha studentëve sipas cilësisë, transparencës dhe afateve të parashikuara.