Qëndresa në bashkëpunim me “Rrjetin Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile” organizoi forumin “Fuqia e Qytetarëve për të ndërtuar Qëndresë kundër Korrupsionit” me përfaqësues nga organizatat, aktivistë, qytetarë, të rinj dhe gazetarë në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile.
Gazetaret Mentor Kikia dhe Klodiana Lala bashkëbiseduan me të rinj dhe studentë në lidhje me fenomenin e korrupsionit duke ndarë raste te raportimit mediatik te suksesshem te korrupsionit dhe diskutuan argumentat pse dhe si mund te behemi bashke kunder ketij fenomeni.
Qëndresa Qytetare prej 2 vjetësh ka ndërmarrë një sërë fushatash dhe aktivitetesh me studentë në universitete për monitorimin, denoncimin dhe parandalimin e korrupsionit në të gjitha nivelet dhe instancat shtetërore.