Qendresa Qytetare ne bashkepunim me Friedrich Ebert Stiftung, ne date 19 Shtator ora 17:45 ne ambientin e Kinema Millenium ne Tirane, do te shfaqe dokumentarin “Intervistë me Diktatorin”
“HYRJA E LIRE PËR TË GJITHË”
Dokumentari “Interviste me Diktatorin” eshte nje realizim artistik, ku pergjigjet e diktatorit Enver Hoxha permbajne te verteten histroike te tij, mbi jeten, rrugen drejt pushtetit, ideologjine dhe mjetet qe e shnderruan ate ne nje nga diktatoret me te eger te vendeve ish – komuniste.
Qellimi i ketij dokumentari eshte qe nepermjet metodave te reja te komunikimit dhe inovacionit te informojme brezin e ri dhe publikun shqiptar me historine e vendit ne menyre qe e ardhmja te ndertohet duke mosperseritur gabimet e se kaluares.