Qendresa Qytetare duke e pasur në themel të punës së saj arsimin e lartë, gjatë muajit dhjetor ka realizuar një anketim me studentë të universitetit të Tiranes, Durresit dhe Elbasanit ne lidhje me nivelin dhe perceptimin e korrupsionit pedagog –student. Për të ndarë me ne opinionet mbi prezencën e fenomenit të korrupsionit në universitete, ju ftojmë të merrni pjesë ne prezantimin e gjetjeve finale te studimit dhe rekomandimeve drejtuar institucioneve arsimore.
Tryeza e diskutimit zhvillohet ditën e mërkurë, date 10 janar, ora 11:00, pranë Librarisë Tirana Times, me pjesëmarrës nga universitetet, media dhe organizatat e shoqërise civile.