Raporti i Transparency International mbi korrupsionin në shkallë botërore, fokusuar në arsim del në përfundimin se korrupsioni në arsimin e lartë është kthyer në një pikë të nxehtë korrupsioni madje në disa raste ai ka pushtuar të gjithë sistemin e arsimit të lartë dhe kërcënon reputacionin e produkteve kërkimore dhe të diplomuarve pavarësisht fajësisë apo pafajësisë së tyre.1 Shqipëria nuk bën përjashtim në prirjen globale të përhapjes së korrupsionit, jo vetëm në sistemin arsimor por në pothuajse të gjithë fushat që kanë lidhje me shërbimet publike. Sipas një raporti të Projektit Kundër Korrupsionit në Arsim që një student të diplomohet nga universiteti i duhet të paguajë në mënyrë që të sigurojë kalimin e lëndëve, për të marrë nota më të mira përmes dhënies së ryshfeteve, shitjes së librave, leksione private e forma të tjera të ngjashme. Për fat të keq mungojnë të dhëna të besueshme mbi përmasat e fenomenit të korrupsionit në arsimin e lartë që bazohet tek zërat e vetë studentëve dhe sfidat me të cilat përballen në përfundimin e studimeve të larta në Shqipëri. Për këtë arsye, ndërmorëm këtë analizë të perceptimit mbi korrupsionin dhe praktikave korruptive në universitetet publike në Shqipëri.
RAPORTI NË SHQIP