85% e qytetarëve të Tiranës e blejnë ujin e pijshëm në market!
Ndërkohë i paguajnë regullisht faturart për “uje te pijshem”!
– Për të kuptuar se po vidhemi cdo ditë mos presim ta degjojmë në media, të mos presim reformën në drejtesi, te mos presim partinë e radhes….! A nuk e lexojmë faturën e ujit që na vjen për cdo muaj të jetës sonë!?
Grupimi “Qëndresa Qytetare” ka zhvilluar një anketim online lidhur me cilësinë e ujit të pijshëm në Bashkinë e Tiranës. Ky anketim vjen pas ankesave të shumta drejtuar UK-Tiranë dhe debatit publik për privatizimin e tij. Nga anketimi rezulton se 98 % e qytetarëve tashmë e paguajnë faturën e ujit të pijshëm por kjo nuk mjafton që UK-Tiranë t’ju sigurojë atyre ujë cilësor sipas standarteve të BE dhe legjislacionit shqiptar në fuqi, pasi vetëm 30 % e qytetarëve e përdorin ujin që paguajnë në faturën e UK për të gatuar dhe vetëm 15 % e përdorin për ujë të pijshëm, ndërsa pjesa tjetër e të anketuarve (85%) e blejnë në market për shkak të ndotjes, erës së rëndë dhe mungesës së standarteve minimale të higjenës.