Njoftim për median
19/09/2018
“Intervistë me Diktatorin”: Një mundësi që të rinjtë të njohin ish-diktatorin Enver Hoxha
Qëndresa Qytetare: Historia, në gjimnaze lëndë me zgjedhje, universitetet po mbyllin degët e histroisë.
QQ: Niveli i njohjes së historisë nga shqiptarët në kushtet e emergjencës kombëtare
Qëndresa Qytetare lançoi sot dokumentarin e shkurtër “Intervistë me Diktatorin” në ambientet e Kinema Millenium në kryeqytet. Ky material synon të sjellë nëpërmjet formave të reja të komunikimit publik dhe inovacionit të vërtetat historike mbi jetën, rrugën drejt pushtetit dhe mjetet që e shndërruan Enver Hoxhën në një nga diktatorët më të egërr të vendeve ish –komuniste.
Autori i kësaj interviste, Migen Qiraxhi theksoi se ne tek qëndresa besojmë se vëndi ynë do të bëhet më i mirë nëqoftese bashkëqytetarët do të njohin historinë , pasi historia na jep mundësinë të ndërtojmë një të ardhme më të mire duke mos përsëritur gabimet e së shkuarës.
Sot në arsimin parauniversitar lënda e historisë ka kaluar me zgjedhje për nxënësit ndërsa universitetet po mbyllin degët e historisë për shkak të politikave të gabuara që po ndiqen në këtë drejtim. Nga ana tjetër sipas raportit të OSCE 42% e shqiptarëve mendojnë se diktatori Enver Hoxha pati ndikim pozitiv në histori e vëndit u shpreh përfaqësuesi i Qëndresës Qytetare.
Vendi ndodhet në një situatë të emergjencës kombëtare sa i përket historisë, pasi të gjtihë aktorët shtetërorë dhe civilë kanë dështuar në misionin e tyre për informimin e brezit të ri. Jemi një vend ku mungojnë historianët dhe arkeologët e rinj, ku gjurmët Ilire i zbulojnë kompanitë e ndërtimit të HEC-eve dhe nostalgjikët ngjallin dy herë në vit me pankarta diktatorin Enver Hoxha thuhet në deklaratën e Qëndresës.
Të gjithë aktorët duhet të bëhen të përgjegjshëm për këtë situatë, të gjejmë strategjinë e duhur të komunikimit me publikun, duke përdorur gjuhën e të rinjve dhe informacionin i cili është në interes të publikut dhe shoqërisë shqiptare.
Ky material vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Qëndresës Qytetare me Fondacionin gjerman Friedrich Ebert në Tiranë.
Tel: 0692203074