Drejtuese e Prokurorisë së Elbasanit: Sekserët shfaqen edhe në lokalet pranë Universitetit
Qëndresa Qytetare e mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert prezantoi ditën e shtunë në një tryezë diskutimi gjetjet e monitorimit të korrupsiuonit në 5 universitete publike me praninë e përfaqësuesve të institucioneve të hetimit dhe parandalimit të korrupsionit, ku prezantoi gjetjet e monitorimit të nivelit dhe perceptimit të korrupsionit në 5 universitete publike.
Në total u pyetën 640 studentë, 501 studentë të nivelit të studimit Bachelor dhe 139 studentë të nivelit Master.
Sipas gjetjeve të raportit 73% e studentëve të anketuar, pohojnë se korrupsioni është i pranishëm në universitetin e tyre, ndërsa 19% e studentëve nuk japin përgjigje, me arsyetimin se nuk kanë pasur prova të pranisësë fenomenit dhe vetëm 8% e mohojnë praninë e tij. Në raport krahësimor, Universiteti Politeknik i Tiranës shfaqet si më i korrupstuari në masën 80%, i ndjekur nga Universiteti Bujqësor me 77% prezencë të këtij fenomeni.
Studentët pranojnë që forma më e përhapur e korrupsionit në universitet është pagesa në këmbim të notës me 43%, ndjekur nga detyrimi për blerje librash dhe favoret seksuale.
Sa i përket shfaqëjes së punonjësve të administratës së universitetit në rolin e sekserit, Enkeleda Millonai, drejtuese e Prokurorisë Elbasan u shpreh; “Jo thjesht ndërmjetës dhe sekretarë, por ka arritur deri aty sa përdoren edhe lokalet, ku shkohen dhe lihen lekët te kamarierët”. “Në kodin penal, për sa i përket korrupsionit pasiv, pra për atë që akuzohet pedagogu, dënimet shkojnë nga 2 vjet në 8 vjet dhe studentët vetë ndëshkohen, në rastin kur kanë kryer korrupsionin aktiv nga 6 muaj deri në 3 vjet” përfundoi ajo.
Një e dhënë problematike sipas ekspertëve të pranishëm është fakti se 24% e studentëve të pyetur do të ishin të gatshëm për të ofruar rryshfet në këmbim të një rezultati më të mirë në provim dhe 14 % e tyre janë të lëkundur.
Ky tregues nxjerr në pah nevojën që institucionet e hetimit të intensifikojnë fushatat e ndërgjegjësimit me studentët për t’i distancuar ata nga këto veprime të antiligjshme, shprehet një nga rekomandimet e Qëndresës Qytetare.