Komisioneri për të Drejtën e Informimit rikonfirmon mbështetjen për Qëndresën dhe Rrjetin e Studentëve “Arsimi në Fokus” për të vazhduar betejën për universitete të hapura dhe transparente.
Në këtë takim punë, stafi i Qëndresës Qytetare dhe Rrjeti i Studentëve shkëmbeu eksperiencat dhe ndau problematikat e mungesës së informacionit në universitete me Komisionerin z. Besnik Dervishi dhe stafin e të drejtës së informimit pranë KDIMP.
Qëndresa Qytetare ka nisur turin e konsultimeve me institucionet e pavarura kushtetuese (KDIMP; ILDKPKI; Avokati i Popullit; Prokuroria; KLP; KLGJ; Komisoni Parlamentar i Arsimit) me qëllim angazhimin e qytetarëve në rritjen e ndërveprimit të këtyre institucionve për të mundësuar ndëshkimin e korrupsionit në universitete, identfikimin e personave që kanë shpërdoruar paratë e studentëve dhe adresimin e të gjitha shkeljeve ligjore në fushën e arsimit.