Së bashku me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, zhvilluam një seminar të posaçëm me pjesëmarrjen e drejtuesve të KQZ-së, ekspertëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, i cili shërbeu si një hapësirë e rëndësishme dialogu institucional mbi sfidat e evidentuara në zgjedhjet e kaluara dhe nevojën për përmirësime konkrete në proceset zgjedhore.
Gjatë aktivitetit u diskutuan problematikat kryesore që lidhen me monitorimin e fushatave zgjedhore, zbatimin e legjislacionit elektoral, efektivitetin e hetimit administrativ, si edhe mekanizmat që duhen forcuar për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve publike dhe cenimin e barazisë në garë. Në këtë kuadër, u prezantuan propozime konkrete dhe rekomandime praktike që synojnë rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe besimit të qytetarëve tek proceset zgjedhore.
Ky seminar konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të pavarura dhe organizatave të shoqërisë civile për garantimin e standardeve demokratike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme e të besueshme në vend.
Aktiviteti u mbështet nga Westminster Foundation for Democracy, financuar nga Foreign, Commonwealth & Development Office përmes Embassy of the United Kingdom in Tirana.

