QQ: KQZ e ka te pamundur të
identifikojë dokumentat e verifikimit të vendndodhjes në gjuhë të huaj.
QQ: Të lehtësohet
procedura e votës, adresa të identifikohet me vetëdeklarim
Ditën
e sotme Qëndresa Qytetare ka depozituar në KQZ një propozim lidhur më projekt –
aktin e hedhur në diskutim në KQZ ku parashikohet regjistrimi i shtetasve që
banojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2025.
Ndërkohë që, një pjesë e
konsiderueshme e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit, kanë status
migrimi të paligjshëm ose udhetojne brenda rregullave te percaktuara nga Bashkimi Europian dhe për rrjedhojë, nuk mund të sigurojnë kontrata, si ato
të qirasë, furnizimit me energji elektrike, ujë apo shërbime internet, të kenë
certifikata pronësie apo kontrata kredie bankare. Në të tilla kushte, këta
shtetas përjashtohen në mënyrë automatike nga e drejta kushtetuese e votës,
megjithëse si Kodi Zgjedhor, ashtu edhe projektvendimi, e përcaktojnë qartazi
të drejtën e çdo shtetasi shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë
territorit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë këtë të drejtë nga
atje ku ndodhet.
Të gjithë dokumentet që parashikohen
të përfshihen në listën e dokumentacionit që provon qëndrimin jashtë territorit
të Republikës së Shqipërisë, janë dokumente në një gjuhë të huaj, përmbajtja e
të cilave, nuk mund të verifikohet nga nëpunësit shqiptarë, pa iu nënshtruar më
parë përkthimit të licensuar, noterizimit dhe vulës apostile. në përputhje me ligjin nr. 9060, datë 8.5.2003
“Për aderimin e Republikës së Shqipërisë
në ‘Konventën për heqjen e kërkesës për legalizimin e dokumenteve zyrtare të
huaja’”.
Në rast se do të prezumojmë që
kërkesat e mësipërme nuk do të aplikohen, atëhere nuk do të mund të garantohet
as autenciteti i dokumentacionit të ngarkuar në Platformë, megjithëse shtetasit
mund të ngarkohen me përgjegjësi, në rast të dorëzimit të një dokumenti të
falsifikuar.
Në një kontekst të tillë, me qëllim
që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos pengojë shtetasit shqiptarë që jetojnë
jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre të
votës, pavarësisht statusit të migrimit, është e nevojshme që, Komisioni
Shtetëror i Zgjedhjeve, si dhe Komisioni Rregullator, të pranojnë si të
mjaftueshme për vërtetimin e qëndrimit jashtë territorit të Republikës së
Shqipërisë edhe vetëdeklarimin e zgjedhësit, kundrejt njoftimit mbi pasojat
që vijnë në rast të deklarimit të rreme.
Qëndresa
Qytetare inkuajon një proces i cili nuk vështirëson deri në pamundësi të së
drejtës kushtetuese të votës për shtetasit shqiptarë qe jotojne ose per arsye te ndryshme gjenden jashte territorit shqiptar, qoftë për
shkak të statusit të emigracionit, gjendjes ekonomike apo llojit të dokumentit
të identifikimit që zotëron.