Përgjatë dy ditëve të fundit Kolindo Vjerdha së bashku me analistin Ilir Brasha morëm pjesë në Konferencën Rajonale të “National Democratic Institute”, të mbajtur në Shkup, ku prezantuam iniciativën që Qëndresa Qytetare po implementon në monitorimin e procedurave të prokurimeve publike në tre bashki në Shqipëri.
Qëndresa Qytetare po monitoron procedurat e prokurimeve publike të Bashkisë Shkodër, Bashkisë Pogradec, Bashkisë Fushë Arrëz.
🔴 Transparenca e institucioneve publike dhe mungesa e llogaridhënies mbeten sfidat kryesore me të cilat rajoni vazhdon të përballet.
Qëndresa Qytetare do jetë në mbështetje të iniciativave qytetare për të fuqizuar rolin e tyre në vendimmarrje si dhe për të çuar përpara inciativa me interes lokal.
📊 Rezultatet e monitorimit do publikohen së shpejti.