Frika e aktivistëve të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit se marrëveshja mes Rames-Melonit për të ndërtuar në Shqipëri kampet-burg për emigrantët mund të kthehej në model të trajtimit të emigrantëve edhe për vendet e tjera tashmë duket se është ralitet.
Zyrtarët më të lartë britanik si Kryeministri dhe Ministri Jashtëm kanë shprehur interes mbi mënyrën e funksionimit të kësaj marrëveshje pse jo duke përfshirë edhe Shqipërinë si një nga destinacionet për trajtimin e emigrantëve britanikë pasi u dështoi skenari i Ruandës.
Qëndresa Qytetare shpreh shqetësimin se kjo formë e trajtimit të emigrantëve është një rrezik i madh për cënimin e të drejtave të njeriut!
Dunja Mijatović, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës shpreh rrezikun e ekspozimit të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut, si edhe rezikun per një efekti domino që do të minonte sistemin evropian dhe global të mbrojtjes ndërkombëtare”.
Kujtojmë që kjo marrëshje për vendin tonë erdhi në kushte të mungesës së transparencës dhe kosultimit publik si të ishte një marrëveshje personale e Kryeministrit Rama I cili në asnjë rast nuk po duket i shqetësuar për plagën e emigrimit që vendi jonë ka të hapur, teksa vetëm në vitin 2023 u dhanë 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptar në vendet e BE, teksa në vitin 2022 u dhanë mbi 79 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në këto vende, ndërkohë që në 10 vite rreth 900 mijë shqiptarë e lanë vendin.
Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit se vendimarjet nuk mund të jenë marketing personal politik por duhet të jenë në proporcion jo vetëm me Ligjin (të drejtat e njeriut) dhe parimet demokratike të transparencës dhe konsultimit por dhe në proporcion me ate çka historia e popullit tonë na tregon.
Në asnjë rast Shqipëria e shqiptarëve që kanë emigruar dhe ëndëruar një trajtim njerëzor në vendin pritës të jetë po ky vend që për këdo emigrant sot drejt Europës të kthehet në “Shqipëria ky vend ku Ëndrra shuhet”
Qëndresa Qytetare kërkon që qeveria shqiptare të bëjë transparencë për këtë projekt dhe të mos bëhet asnjë lëvizje pa u parë si do menaxhohen kampet e emigrantëve italian në Gjadër të Lezhës.
Qëndresa Qytetare i kërkon opozitës të shtojë llogaridhënien në Parlament dhe Komisione dhe qytetarëve dhe medias të mos qëndrojnë indiferent përballë këtij zhvillimi.