Demokracia vendore dhe përfaqësimi qytetar ishte fokusi i diskutimit të hapur që zhvilluam në Qëndresë.
Në takim patëm të ftuar Akademik Artan Fuga dhe profesorin e gazetarisë Ervin Goci, të cilët ndanë mendime dhe ide mbi sfidat e përfaqësimit në nivel vendor dhe kapërcimin e vështirësive, barrierave dhe paragjykimeve të kandidatëve të pavarur.
Prezentë në këtë takim ishin edhe kandidatët e pavarur që garojnë për Këshillat Bashkiake të Sarandës, Pogradecit, Kurbinit dhe Rrogozhinës të cilët shpalosën idetë dhe arsyet pse kanë vendosur përfaqësojnë qytetarët në këto qytete.