Për Qytetin e Studentëve, u mblodhëm dje me studentët e rrjetit më të ri që do jenë zëri përfaqësues i të gjithë studentëve që jetojnë në konviktet studentore të Tiranës.
Në takimin tonë të parë, patëm mundësinë të njiheshim me njëri-tjetrin dhe problematikat kryesore që shqetësojnë dhe cënojnë cilësinë e jetesës dhe sigurinë e tyre në këto konvikte.
Kemi vendour që në këtë rrugëtim të ecim së bashku me qëllim që të forcojmë rolin e studentëve në jetën sociale dhe komunitare të qytetit.