Arti është forma më e mirë për të krijuar atmosferë të veçantë në komunikim e sidomos për të përbashkuar gjuhën e të gjithëve në ridimensionimin e pozicionit të vajzave dhe grave në shoqërinë shqiptare.
Ekspozita “Vajza dhe mure” nga Institute for Strategic Development vizitoi dje Qëndresën, ku kryefjalë e saj ishte një punim dore me më shumë se 200 pjesëza të bashkuara dhe një pikturë të cilën e realizuam bashkarisht në murin e oborrit tonë.
Realizimi i ekspozitës u shoqërua edhe me një diskutim të hapur me aktivistët tanë mbi vështirësitë e vajzave dhe grave shqiptare sot, padrejtësitë dhe pabarazitë me të cilat ato përballen çdo ditë.