Nëpërmjet vizitave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, aktivistët e Klimës të Qëndresës ia kanë dalë që gjatë këtyre muajve, të zgjerojnë dijet e tyre mbi asetet e natyrës në Shqipëri duke u ndërgjegjësuar më tepër mbi rëndësinë e tyre.
Kinemaja lëvizëse ka tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve po ashtu, duke u mbledhur për një motiv të përbashkët: Natyrën.
Rrugetimi yne nisi me “Ne kopështin e Edenit”, ne Vlore, mbi Shqipërinë dhe pasuritë e natyrës.
Me tej, ne 2️ netët e ndalesës në Shëngjin, grupi i aktivistëve të klimës i Qëndresës, së bashku me të rinj nga Shëngjini e Lezha, patën mundësinë të shohin dy dokumentarë nga autori Artan Rama “Brigje të humbura” dhe “Peisazhe të përdhosura”, ku ndermoren edhe nje aksion pastrami.
“Vjosa e Egër” dhe “Përmet, të arratisurit nga jeta urbane”, ishin kryefjala e festivalit ne Permet.
Ndersa,“Untamed Albania”, dokumentari për Shqipërinë nga regjisorja Barbara Puskás, i cili shpalos më së miri vlerat natyrore të vendit, do të vuloste edhe rrugëtimin tonë me “Mobile Environmental Film Festival”.