U përmbyll me sukses Kampionati i Volejbollit i organizuar mes gjimnazeve të Durrësit, #RiNiS, një bashkëpunim i shkëlqyer nga përfituesit e grant alumni të Akademisë Citizen in Charge, Erestina dhe Gelardi, Këshilli Rinor Vendor Durrës, sturukturat vendore & 13 shkolla pjesëmarrëse.
Për 6 ditë rresht djem dhe vajza të rinj nga shkollat e Durrësit luajtën, u aktivizuan përjetuan emocione dhe në fund u finalizua me trofe dhe medalje për më të mirët. Vendin e e parë e fituan të rinjtë e shkollës Ibrahim Kodra.




