Qeveria shqiptare mbushi vitin e parë të mandatit të tretë nën drejtimin e Partisë Socialiste. Në kabinetin “Rama 3” pati ndryshime të vogla strukturore, rokada ministrash ekzistues dhe pak emra të rinj në postin e ministrit. Në krye të Ministrisë së Arsimti dhe Sportit qëndroi përsëri Evis Kushi, e cila zvendësoi Besa Shahinin në 15 shtator të vitit 2020. Gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit Qëndresa Qytetare monitoroi premtimet zgjedhore të partive politike të lidhura me arsimin. Partia Socialiste nuk pati program politik të shkruar dhe i vetmi material i referueshëm ishte një video e kryeministrit Rama ku fliste për vizionin e Partisë Socialiste për arsimin, në të cilën identifikohen 11 premtime.1 Këto premtime nuk u shoqëruan me afate, buxhet, terma konkrete dhe dokumenta të shkruar, e për rrjedhojë monitorimi i tyre në vitin e parë të qeverisjes mbetet një sfidë e madhe për këdo që kërkon të ushtrojë presion apo kërkojë llogari qeverisë për arsimin. Një tjetër element i evidentuar nga premtimet që lidheshin me arsimin parauniversitar ishte përsëritja e premtimeve të bëra gjatë fushatës së vitit 2013 dhe 2017, c’ka fakton edhe mosmbajtjen e disa prej tyre gjatë qeverisjes në 8 vite. Premtimet e përsëritura ishin, dhënia fund e mësimit me turne, kthimi dhe përshtatja e shkollave në qendra komunitare dhe digjitalizimi i procesit mësimor në shkollat e vendit.
Lexoni raportin e plotë duke klikuar në linkun në vijim: 👇