Kemi kaluar në të gjitha njësitë administative të Bashkisë Kurbin për të komunikuar me qytetarët dhe për të identifikuar problematikat kryesore me të cilat ndeshen nga infrastuktura, shërbimet sociale, e deri tek shërbimet funerale që duhet t’i ofrohen qytetarëve.
Kjo ishte një përpjekje për të ngritur një hartë digjitale të problematikave në ndihmë të qytetarëve, me qytetarët dhe për qytetarët, e cila më pas do t’i përcillet Këshillit Bashkiak Kurbin dhe do të na ndihmojë ne për adresimin e duhur dhe të drejtë të problematikave.