QQ: Një studenti që vjen nga rrethet për të studiuar në kryeqytet, mesatarisht i duhen 366 euro për të përballuar jetesën e tij.
Qëndresa Qytetare publikoi sot të dhëna mbi situatën financiare të studentëve. Sipas sondazhit të realizuar me 775 studentë nga 5 universitete të Tiranës rreth 58% e studentëve të pyetur shpenzojnë 50 deri në 150 euro për akomodim dhe 90 deri në 210 euro për t’u ushqyer në muaj. Pra ushqimi dhe akomodimi zënë peshën më ta lartë të kostove studentore në kryeqytet, deri në masën 63.6%e totalit.
Ndërkohë 53.8% e studentëve të ardhruat mujore ja mbulon 100% familja e tyre, 38.7% të ardhurat i sigurojnë pjesërisht nga familja dhe nga bursa ose punësimi i tyre, ndërsa vetëm 7.5% e studentëve arrijnë ti mbulojnë të ardhurat mujore vetëm nga puna e tyre.