Qëndresa Qytetare
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT
  • sq
    • sq
    • en
No Result
View All Result
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT
  • sq
    • sq
    • en
No Result
View All Result
Qëndresa Qytetare
No Result
View All Result

Deklaratë DPLSh & Q.Q: Dashuria për Diktatorin mes përfaqësuesve në Kuvend është e pajustifikueshme. Kërkojmë dorëheqjen e Deputetit

3 years ago
in LAJME
0 0
Bashkuar me Diasporën për Shqipërinë e Lirë po ndjekim me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në lidhje me urimin e padenjë që u bë nga një deputet i Kuvendi i Shqipërisë ndaj kolegëve në një komision të rëndësishëm parlamentar për festat e Nëntorit, duke përdorur fotografinë e diktatorit Enver Hoxha.
Gjejmë rastin të shprehim keqardhje të thellë për këtë ngjarje e cila ndikon negativisht ndaj ndjeshmërive të mijëra shqiptarëve që vuajtën pasojat e dhunës, shkeljes dhe persekutimit nga një prej regjimeve më të egra që ka njohur Evropa lindore.
Ne prisnim që, një ditë pas ngjarjes, deputeti në fjalë minimalisht të kërkonte falje dhe të shprehte pendesë për formën e urimit si dhe për gjuhën krejt të pa pranueshme të përdorur nga vetë ai. Fatkeqësisht, në të njejtën linjë me persekutorët dhe kryesit e krimeve të komunizmit, z. Bujar Celaj nuk shprehu pendim dhe as përgënjeshtroi ngjarjen.
Fjalët dhe veprimet e deputetit ndikojnë emocionalisht tek personat e vuajtur dhe dëmtojnë ideologjikisht personat e painformuar apo brezat e rinj. Kjo është e papranueshme edhe nën petkun e fjalës së lirë. Liria e fjalës është e shenjte, por duke mbajtur pergjegjësi për atë që flet.
Në këtë kuadër dhe në respekt të:
– mbi 50,000 shqiptarëve dhe familjeve të tyre që u internuan në kampet famëkeqe
– mbi 43,000 shqiptarëve që u burgosën për arsye politike
– mbi 6000 shqiptarëve që u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan, shumë prej tyre pa gjyq.
Organizatat e nënshkruara:
– kërkojnë dorëheqjen e deputetit në fjalë ose largimin e tij
– do të përshkallëzojnë aksionin civil ndaj cdo forme relativizimi apo venerimi të lidhur me regjimin komunist duke dërguar shkresa apo kërkesa drejt institucioneve ndërkombetare për të denoncuar me emër dhe mbiemër cdo deputet apo zyrtar dhe përpjekjet e tyre të mbrapshta për rehabilitimin e diktatorit
– do të angazhohen fort me cdo aktor politik apo qytetar në ndërmarrjen e hapave konkrete për implementimin e një platforme të plotë dhe gjithëpërfshirëse dekomuistizimi
Shqipëria është vendi i fundit në Europë i cili nuk është përballur si duhet me të kaluarën e errët komuniste dhe është e pa tolerueshme që një ligjvënës të urojë ditën e pavarësisë apo festën e Flamurit, festë kombëtare e cila duhet të shërbejë për bashkim, me foton e diktatorit.
Qasje të tilla na turpërojnë dhe na largojnë cdo ditë nga aspiratat për një shoqëri të paqtë dhe në sinkron me vlerat më të larta demokratike.
#diasporaleviz
Next Post

THIRRJE PER AKTIVISTE

Ekipi i analistëve të politikave publike

Qëndresa Qytetare

Misioni i Qëndresës Qytetare është fuqizimi i rolit të qytetarit në shoqëri, nëpërmjet advokimit të politikave, ndërgjegjësimit qytetar dhe trajnimeve të grupeve komunitare me qëllim përmirësimin e qeverisjes.

  • KONTAKT
  • Privacy Policy

© 2021 Qëndresa Qytetare - WE LOVE AND DO OUR BEST FOR OUR COUNTRY AND OUR FELLOW CITIZENS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • RRETH NESH
    • RRJETI I AKTIVISTËVE
    • KËNDI I TRANSPARENCËS
    • MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
  • PROGRAME
    • ARSIMI I LARTË
    • Analiza QEVERISJA E MIRË
    • ANTIKORRUPSIONI
    • EDUKIMI DEMOKRATIK
  • PUBLIKIME
    • LAJME
    • STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
    • BROSHURA DHE MANUALE
  • THIRRJE & LAJMERIME
  • PLATFORMA ALTERNATIVE
    • AKADEMIA
    • E-PETICIONE (QYTETARIN)
    • LABORATORI KUJTESES
    • MONITORIMI MINISTRIVE (MireQeverisaj)
  • KONTAKT

© 2021 Qëndresa Qytetare - WE LOVE AND DO OUR BEST FOR OUR COUNTRY AND OUR FELLOW CITIZENS