Komisioni i Apelimeve dhe Sanksioneve shqyrtoj kërkesën ankimore nga Qëndresës Qytetare me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 423, datë 05.07.2021 të KSHZ, “Për shqyrtimin administrativ të kallëzimit ndaj kandidates për deputete zj. Gerta Duraku dhe Zyrës Vendore Arsimore Kukës për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në KQZ”. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi shfuqizimin e vendimit nr. 423 të KSHZ-së dhe riçeljen e hetimit administrativ të plotë e të gjithanshëm nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kodin e Procedurave Administrative, duke u garantuar të drejtat e palës në procesin administrativ kandidates për deputete, Drejtorisë së Zyrës Vendore Arsimore Kukës dhe drejtorit të Shkollës së Mesme “Shëmri” Kukës.
Shteti ynë e dënon përdorimin e asteve publike në fuksion të fushatës elektorale! Ndaj vendimi i KAS-it është një betejë e fituar dhe një ogur i mirë për të gjithë ata të cilët kanë interes zbatimin e ligjit.