Qeveria fituese e zgjedhjeve që u zhvilluan në 26 prill 2021 ka premtuar një sërë iniciativash që priten të implementohen përgjatë këtij 4-vjetçari. Mbyllja e klasave kolektive, eliminimi i mësimit me dy turne, dhe kampus i ri universitar janë vetëm disa prej premtimeve të bëra. Por cili duhet të jetë roli ynë si qytetarë, pavarësisht pritshmërive që patëm ndaj zgjedhjeve parlamentare? Si duhet ti qasemi të zgjedhurve të rinj dhe si mund të na ndihmoni në rrugën që kemi nisur për ti kërkuar llogari qeverisë?