Ditën e djeshme, datë 12.07.2021, Qëndresa Qytetare organizoi në qytetin e Lezhës takimin e të rinjve me deputetët e qarkut të tyre.
Të rinjtë e angazhuar në komunitet si përfaqësues të HANA – Hand to hand Against Nation Apathy, Qendra Rinore Sebastia dhe të rinj të tjerë aktiv të zonës patën mundësi të njihen dhe të diskutojnë nga afër me Zonjën Ardiana Jaku, deputete aktuale në Kuvendin e Shqipërisë dhe Zotin Mark Marku, i cili pritet të marrë mandatin në shtator 2021 mbi demokracinë pjesëmarrëse dhe përfaqësimin e qytetarëve në kuvend.
Si pjesë e diskutimit u ngritën një sërë çështjesh që të rinjtë i shqetësonin në zonë, të cilat morën premtimin për mbështjetje nga të ftuarit në takim.