Qëndresa Qytetare është një organizatë e fokusuar në cështjet e arsimit dhe rinisë ku prej 4 vitesh monitoron politikat qeveritare duke adresuar shqetësimet e komunitetit të të rinjve dhe studentëve. Viti 2021 do të jetë një vit zgjedhor dhe për rrjedhojë lind nevoja për të bërë një bilanc të premtimeve të mbajtura dhe politikave të zbatuara gjatë dy mandateve qeverisëse. Qëndresa Qytetare do të analizojë premtimet dhe politikat e zbatuara gjatë 8 viteve të fundit, nivelin e realizimit të tyre dhe nevojën për të riparë dhe rikonsideruar nga aktorët politikë cështjet me interes të lartë për të rinjtë dhe studentët. Kjo nismë i shërben nxitjes dhe orientimit të debatit konstruktiv, të bazuar në fakte dhe evidenca për të përmirësuar cilësinë e ofertave politike për rininë dhe arsimin nga forcat politike që konkurojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Pjesë e kësaj analize do të jenë:
- Premtimet e qeverisë 2013 – 2017
- Premtimet e qeverisë 2017 – 2021
- Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë 2015 – 2020
- Pakti për Universitetin 2019 – 2021
Ekipi i Qëndresës realizoi 20 intervista dhe 2 fokus grupe me të rinj dhe studentë për të mbledhur opinione, qëndrime dhe sugjerime për çështjet të cialt dueht të jenë në fokus të prorgrameve të partive politike sa i përket fushës së arsimit dhe rinisë. Këto propozime do të jenë pjesë integrale e këtij studimi në funksion të orientimit të debatit publik dhe përmirësimit të ofertës zgjedhore. Gjtihashtu gjatë fushatës zgjedhore Qëndresa Qytetare do të arkivojë premtimet zgjedhore të bëra në fushatë nga forcat kryesore politike dhe do të monitorojë zbatimin e tyre pas zgjedhjeve.