Kërkesën e Qëndresës Qytetare dhe Studentëve drejtuar MASR e gjeni duke klikuar këtu.
Përgjigjen e MASR e gjeni duke klikuar këtu
REAGIMI I QËNDRESËS QYTETARE 👇:
Studentët dhe familjet e tyre po jetojnë momente të vështira(jetike) fianciare dhe për këtë situatë QQ i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit të marrë në konsideratë rivlerësimin e tarifës dhe ndihmën për studentët.
👉Kujtojmë që tarifat e masterit shkojnë 500-2000€.
Përgjigjia e MASR, thekson se studentëve i ka ardhur në ndihmë:
🔴me Paktin për Universitetin, ⛔ Arsyetim i cili sipas QQ nuk ka kontekst lidhur me situatën e re të krijuar dhe paktin nuk ka lehtësuar barrën financiare të tarifave të masterit.
🔴MASR sugjeron që kjo kërkesë t’u drejtohet Bordeve të Administrimit, QQ e sheh këtë sugjerim në mungesë vullneti të MASR për të njohur vështirësitë e studentëve pasi Bordet e Administimit janë në shumicë të kontrolluara nga antarë të emëruar prej MASR.
🔴 Pretendimi se MASR po kujdeset për lehtësimin e barrës financiare të Konvikteve është jo relevant me deklarimin e Ministres se konviktet nuk janë në menaxhimin e saj dhe studentët nuk duhet t’i drejtohen MASR. Çështjen e tarifave të akomodimit studentët e QS tashmë e kanë fituar për shkak të reagimit, organizimit dhe përgjigjes së marë nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe Drejtoria e QS.
🔴 Kujtojmë se studentët dhe familjet e tyre prej izolimit nuk kanë punuar prej muajsh.
🔴 Qeratë e banesave i kanë paguar rregullisht.
🔴 Kanë shpenzuar paketa interneti për të siguaruar aksesimin e mësimit për të cilin duhet të paguajnë tarifat pa asnjë ulje.
🚩 Studentët nuk janë komunitet i cili prodhon të ardhura dhe si i tillë nuk mund të ngarkohen me tarifa të papërballuesheme. I bëjmë thirrje Ministrisë dhe Universiteteve t’ju vijnë në ndihmë studentëve!