👉 Rezidenca Studentore Universitare Nr.1 nuk ofron shërbimin e mensës dhe ngrohjes qëndrore për studentët shërbime keto të parashikuara në statutin dhe ekstraktin e kesaj rezidence. 80.3% e studentëve shprehen se, Qyteti Studenti duhet të ofrojë vetë shërbimin e mencës ndërsa 50.8% e tyre i konsiderojnë çmimet në mensat private si të papërballueshme.
👉 Kontratat e akomodimit në Qytetin Studenti kanë probleme ligjore të formulimit të një kontrate me të drejta
dhe detyrime 2-palëshe. Kontrata shfaqet në disa variante me çmime të ndryshme në varësi të kushteve të godinave duke diskriminuar studentët bazuar në mundësitë e tyre financiare.
👉 Të ardhurat e RSU NR. 1 për vitin 2019 ishin 8.859.000 euro, ndërsa blerjet dhe investimet nëpërmjet prokurimeve publike 2.285.600 euro. 57.5% e studentëve shprehen se këto investime kanë qënë thjesht ndërhyrje vetëm në fasadë, 25.4% mendojnë se investimet nuk kanë sjellë përmirësime infrastrukturore dhe 16.6% e tyre shprehen se ato kanë përmirësuar disi kushtet brenda godinave.
👉 Tre ditë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, Bashkia Tiranë vendosi të shembë tre(3) godinat e banuara nga qytetarë dhe të rikonstruktojë katër(4) godinat e banuara nga studentët në Qytetin Studenti…..
Për më shumë lexoni raportin më poshtë 👇.