Titulli i projektit: Qytetari IN
Mbështetur nga: LevizAlbania
Kohëzgjatja: 01 Mars 2020 – 31 Dhjetor 2020
Qëllimi: Vendimmarrja e Këshillit Bashkiak e diktuar nga opinioni dhe iniciativa e qytetarëve të angazhuar për qeverisje të mirë vendore.
Objektivat:
- Gjenerimi i të paktën 2 iniciativave qytetare dhe 2 peticioneve nga qytetarë, organizata dhe Forumi dixhital i Komunitetit.
- Rritja e numrit të Konsultimeve publike, seancave dëgjimore dhe rekomandimeve që vijnë nga grupime qytetare.
- Monitorimi i zbatimit të rregullores, legjislacionit për njoftimin dhe konsultimin publik dhe informimi i qytetarëve në lidhje me Vendimet e Këshillit Bashkiak.
Aktivitetet:
- Monitorimi i pjesëmarrjes qytetare në Këshillin Bashkiak Tiranë
- Tre takime të hapura me banorë të kryeqytetit me të drejtë vote
- Aktivitet lançues në publik i aplikacionit Qytetar IN
- 4 emisione televizive
- Interpelancat me komunitetin
- Konferenca finale