Në kuadër të monitorimit të kushteve dhe shërbimeve ndaj studentëve por edhe faktimit të investimeve në konviktet e Rezidencës Studentore Universitare nr.1 në Tiranë, ekipi i Qëndresës Qytetare realizoi një pyetësor me 200 studentë për të kombinuar burimet e informacionit duke rritur përfshirjen dhe besueshmërinë publike ndaj rezultateve të studimit. Fokusi i pyetësorit u shtri në disa linja kryesore që kishin të bënin kryesisht me:
– Insfrastrukturën dhe hapësirat e akomodimit
– Kushtet higjieno–sanitare dhe sigurinë shëndetësore
– Të drejtën për ushqim dhe siguri
– Shërbimet e ofruara nga Drejtoria e RSU Nr.1
– Pjesëmarrjen e studentëve në vendimmarrje