Qendresa Qytetare ne vijim te ndjekjes se problematikave te cilat perballen studentet shqiptare, per te kontribuar cileshisht ne jeten e studenteve ka realizuar anketimin me 200 studente banore te Qytetit Studenti per te kuptuar prej tyre se si zhvillohet jeta ne kete zone te qytetit e ndertuar dhe organizuar per te lehtesaur jeten e studenteve.
Pyetesori eshte orientuar rreth investimeve, hapesirave, higjienes, sigurise dhe sherbimeve qe ata marrin nga drejtoria e Rezidences Studentore nr.1 e cila eshte ne varesi te Bashkise se Tiranes. Edhe pse nga angazhimi i qeversie dhe bashkise u duk maksimal pas protestes se studenteve dhe Qyteti Studenti u kthye ne shesh xhirimi perurimesh. Tashme 1 vit pas, 82.9% e studenteve shprehen se keto investime jane bere vetem ne fasade dhe nuk kane sjelle asnje permiresim ne jeten e tyre.
Nga ana tjeter Drejtoria e Qytetit Studenti refuzon te beje transparente kontratat e investimeve ne kete qytet duke mbajtur te fshshur ato per publikun edhe pas kerkeses se Qendresa Qytetare per ti vene ne dispozicion por edhe duke shkelur vendimin e komisionerit i cili detyron qe ato te behen publike
Pjesa me e madhe e banoreve te QS duket se jane ata të cilet nuk e njohin eksperiencen e te jetuarit ne te, per kete analize mjafton ti referohemi vitetve te banimit qe ka popullata e studenteve ne te, ku 42.5% e tyre jane studentë te vitit te pare dhe vitet e tjera nisin pergjysmohen, 28% viti 2, 14% viti 3, duke lene konviktet per alternative dhe kushte me te mira jete.
Dhoma- 66.3% e Studenteve shprehen se jetojnë në dhoma të vogla , 70.5% jetojnë me 3 Persona dhe 8.3%me shumë se 3. Per 37% hapësira per te vendosur librat mungon ndersa per 50% është e pamjaftueshme
Higjena- Pavaresisht thirrjeve te institucioneve shteterore per rritjen e vemendjes ndaj higjenes personale per shkak te pandemive kohet e fundit duket se Qyteti Studenti eshte shumë larg standarteve minimale per te respektuar dinjitetin e studenteve, 80% e banoreve ne konvikt i konsiderojnë të këqija kushtet e tualeteve, në të cilat 99% nuk sigurohet letër higjenike apo sapun. Oraret e dusheve për pothuajse gjysmën (41%) e studentëve janë në orare të papërshtatëshme. I vetmi element i zgjidhur duket furnizimi me ujë (24orë)
Ushqimi- Më shumë se 33.7% e studentëve gatujnë në dhomë edhe sepse gjysma e tyre 49.2% e konsiderojn ushqimin në mensat pranë Q.S të papërballueshëm , 80.3% duan që adminsitrata e Q.S ta ofrojë vetë shërbimin e mensës!
Siguria – pothuajse te gjithe 97.5% ngrohen me paisje të sjella privatisht ne dhomat e tyre, ndërkohë vetem 20% e studenteve dëshmojnë për prezencën e sinjalistikës së kutive të emergjencës
Shërbimi – Vetem 4.2% e banorëve janë shum të kënaqur me shërbimin qe ofron Drejtoria e Rezidences numer 1 (54% jo) , vetem 2.6% kanë thënë se ëi-fi ekziston në gjith teritorin dhe 5.7% në dhomë, pavvarësisht se në kontratë cilësohet si një shërbim i siguruar nga qs, ndersa sallat e studimit i vlerësojnë të mira apo shiumë të mira vetëm 13.5 e studentëve.