Site icon Qëndresa Qytetare

PJESËMARRJA AKTIVE E QYTETARËVE NË VENDIMMARRJEN LOKALE

Çfarë kuptojmë më pjesëmarrje në vendimmarrje?

“E drejta e qytetarëve që të marrin pjesë në udhëheqjen e çështjeve publike”, përfshirë në nivelin lokal sanksionohet në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale, dhe Protokollin Shtesë në të cilin thuhet se “e drejta për të marrë pjesë në punët e një autoriteti lokal nënkupton të drejtën për të kërkuar të përcaktojë ose të ndikojë në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të një autoriteti lokal”. Kur autoritetet lokale konsultojnë dhe angazhojnë qytetarët për hartimin dhe vlerësimin e shërbimeve publike, ata hapin rrugën për rezultate më të mira të politikave dhe gjithashtu për besim më të madh reciprok midis qytetarëve dhe qeverisjes.
Pjesëmarrja e qytetarëve përfshin arritjen tek një sërë palësh lokale të interesit, siç janë aktivistët e shoqërisë civile, gazetarët, anëtarët e akademisë, përfaqësuesit e biznesit, komunitetet lokale dhe qytetarët aktivë. Është e rëndësishme që ajo të jetë gjithëpërfshirëse, duke marrë parasysh pikëpamjet e publikut më të gjerë, aktorët ekspertë dhe grupet përfaqësuese, duke përfshirë të cënuarit dhe të margjinalizuarit.
Për më tepër, angazhimi i palëve të interesit duhet të përfshijë arritjen tek ata, jeta dhe interesat e të cilëve do të preken nga zbatimi i vendimeve në shqyrtim. Për të siguruar që palët e interesit janë identifikuar, konsultimet publike duhet të fillojnë para se të jetë bërë një angazhim për veprim ose para se të jetë paraqitur një projekt-vendim. Një proces konsultativ më i hapur, së pari fton palët e interesit të diskutojnë dhe identifikojnë problemet, sfidat dhe mundësitë, pastaj shqyrton skenarët e ndryshëm të politikave, para se të hartohen vendimet.

Exit mobile version