Site icon Qëndresa Qytetare

Prezantimi i raportit dhe manualit mbi ushtrimin e të drejtës së peticionit dhe inciaitivës qytetare në nivel vendor

Së bashku me partnerët tanë Qendra Rinore Sebastia në Kurbin dhe Durresi Aktiv, nëpërmjet platformës digjitale QytetarIn, ne kemi arritur të ofrojmë një hapsirë digjitale për të gjeneruar iniciativa qytetare dhe peticione drejtuar specifikisht Bashkisë Tiranë, Durrës dhe Kurbin.
Në kuadër të nismave të ndërmarra deri më tani si: vendosja e transportit urban e ndërqytetas në Kurbin, ndërtimi i një konvikti për studentët e UAMD dhe ndërtimi i mensave publike për studentët në Tiranë; zhvilluam sot një tryezë diskutimi, ku përfaqësuesit e organizatave së bashku me të rinj aktiv, patën mundësi të bashkëbisedojnë më përfaqësuesit e Këshillave Bashkiakë të Tiranës e të Kubinit mbi ecurinë e iniciativave të lartpërmendura.
Sakaq, ky takim shërbeu edhe për prezantimin e gjetjeve kryesore të raportit mbi manualin e ushtrimit të së drejtës së peticionit dhe iniciativës qytetare në nivel vendor, ku pjësëmarrësit patën mundësi të njiheshin me perceptimin e qasjen e qytetarëve mbi iniciativat e peticionet digjitale.
Exit mobile version