Site icon Qëndresa Qytetare

Konkurs: Integriteti në arsim

Another one
Qëndresa Qytetare në kuadër të “Javës së Integritetit”, shpall konkursin “Integriteti në Arsim”!
Me anë të kësaj thirrje ftojmë të gjithë të rinjtë nga mosha 18 deri në 29 vjeç për të paraqitur perceptimin e tyre lidhur me rëndësinë e Integritetit në Arsimin e Lartë apo dëmit që korrupsioni shkakton përmes fotografisë, pikturës, dhe posterit. Qëllimi i kryesor i këtij konkursi është të paraqesë vizualisht perceptimin e studentëve lidhur me integritetit apo korrupsionit në arsim.
Nga punimet që do të dorëzohen, 20 më të mirat do bëhen pjesë e një ekspozite ku do të marrin pjesë studentë, pedagogë, përfaqësues së trupave diplomatik, ambasadorë, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë etj.
Në fund të aktivitetit do të ndahen tre çmime për punimet më mira
Afati i fundit për të dërguar punimet është data 15 NENTOR 2021
Aplikimi duhet dërguar përmes plotësimit të Google Form që mund të aksesohet përmes linkut duke klikuar KËTU
“Java e Integritetit” vjen për herë të tretë edhe këtë vit si bashkëpunim i Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC Albania) dhe Ministrisë së Drejtësisë, me mbështetjen e Ambasadës Suedeze, Ambasadës Hollandeze, dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Exit mobile version