Site icon Qëndresa Qytetare

Let’s talk about vote.

“Nëse do zgjidhje, duhet të bësh zgjedhje!”
Nisëm sot serinë e dikutimeve rreth votës. Me pedagogen Edlira Gjoni diskutuam çështje të rëndësishme si: Pse duhet të votojmë? Sa vlen vota? Arsyet e pjesëmarrjes ose jo në zgjedhje. Zysh Edlira ndau me të rinjtë e pranishëm 10 arsye pse të rinjtë duhet të votojnë:
1. Sepse të rinjtë janë 50% e fuqisë votuese (forcë e pushtet politik).
2. Po nuk votuat ju, fituesin e përcakton prapë mosha e tretë dhe ‘militantët’.
3. Çdo votë është përcaktuese.
4. Çdo krizë prek më shumë të rinjtë. Reagoni, se politika pasivitet do!
5. Të rinjtë janë grupi më i larmishëm në: mendime, ide, përkatësi, liri, “kokë më vete”, kingmaker po të doni!
6. Sa më shumë të flisni përmes votës, aq më shumë kërkoni llogari dhe ushtroni presion.
7. Sot më shumë se kurrë të rinjtë janë: Votues të informuar, të arsimuar, aktivë, të pavarur, pa lidhje dhe pa frikë nga e shkuara. Mos u tkurrni pra!
8. Të rinjtë mund të ndryshojnë rezultatin: nga numri, nga mendësia, nga përqasja. 67% e votuesve që e bënë Obamën president, ishin të rinj.
9. Ndoshta nuk iu bëhet vonë tani, por do të jetë vonë herën tjetër. Vota e të rinjve është zë, mesazh, jo numër.
10. Po nuk votove ç’vlerë sjell? Sill vlerë! Voto!
Një seri aktivitetesh të tjera do të zhvillohen në kuadër të fushatës #Mosrripoduku .
Bashkohu edhe ti!
Exit mobile version