65 studentë dhe Qëndresa Qytetare i dërguan një kërkesë zyrtare Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët e ciklit të studimeve Bachelor dhe Master. Tërmetet e Nëntorit 2019 dhe pandemia nga Marsi 2020 e në vijim kanë shkaktuar vështirësi të mëdha ekonomike për familjet e studentëve, prandaj Universiteti i Durrësit duhet të marrë masat e nevojshme për të lehtësuar pasojat e shkaktuara nga tërmeti dhe pandemia.
Sot, UAMD na informoi zyrtarisht për marrjen e kërkesës dhe përcjelljen e saj për trajtim në Senatin Akademik dhe Bordin e Administrimit. Ky model duhet t’u shërbejë të gjitha Universiteteve Publike për të marrë vendime që lehtësojnë pasojat ekonomike që ka shkaktuar gjendja e pandemisë në familjet e tyre.
Ndërkohë, Qëndresa Qytetare do të vazhdojë të mbështesë cdo kërkesë të drejtë dhe të ligjshme të studentëve dhe pedagogëve. Sepse ne besojmë te aspirata për një arsim të lartë cilësor e cila e bën vëndin tonë më të mirë.