Në datat 30 Qershor – 2 Korrik Qëndresa Qytetare e mbështetur nga Fondacioni Korad Adenauer realizoi akademinë e parë politike “PoliTeach Academy 2020”, ku 18 të rinj u vendosën përballë 9 lektorëve përgjatë 3 ditëve në në formatin e “talk shoë” me ndërhyrje interaktive nga pjesëmarrësit.
Qëllimi i Polit/teach Academy është të sjellë përballë të rinjve dhe publikut shqiptar qëndrimet objektive mbi sfidat dhe fenomenet me të cilat përballemi çdo ditë nga perspektiva e akademikëve, personazheve dhe njohësve më të mirë të këtyre fushave.
Një spektakël i fjalës jospektakolare për të njohur dhe mësuar dhe trajnuar përmes pyetjes “Në cilën Shqipëri jetojmë?”
Vendi mes parave apo vlerave, reagimit apo përfaqësimit, etikës apo arrogancës, votës dhe sistemit, misionarëve apo komformistëve, mes krimit dhe denoncimit, mes shkëlqimit të rremë apo reales!
Si produkt i Polit/teach Academy do të jenë videot e shkurtra me përmbledhjet më të mira të pjesëmarrësve.