Site icon Qëndresa Qytetare

Kërkesë drejtuar Ministrisë së Arsimit

Studentet me mbështetjen e Qëndresës Qytetare, kanë dërguar sot një kërkesë drejtuar Znj. Besa SHAHINI, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për dijeni Z. Mynyr Koni Rektor i Universitetit të Tiranës dhe Dhori Kule Dekan i Fakultetit Ekonomik, me objekt si në vijim:

“Kërkesë për kontrollin e pajtueshmërisë së veprimtarisë së Universitetit të Tiranës me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, sa i përket pajisjes me diplomat e ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional”, të studentëve të regjistruar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në vitin akademik 2017 – 2018. “

Në këtë kërkesë drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, kërkohet si mëposhtë :

  1. Kontrollin e pajtueshmërisë së veprimtarisë së Universitetit të Tiranës me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, sa i përket pajisjes me diplomat e ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional”, të studentëve të regjistruar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në vitin akademik 2017 – 2018.
  2. Marrjen e masave të nevojshme për pajisjen në një kohë sa më të shpejtë të studentëve me diplomat e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional”

Për të lexuar kërkesën e plotë ju lutem klikoni këtu:

Exit mobile version