Të rinjtë e ekipit të Qëndresës Qytetare zhvilluan një bashkëbisedim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve me rastin e Ditës Botërore të Zgjedhjeve.
Fokusi i takimit ishte edukimi i zgjedhësve të rinj, parandalimi i fenomeneve negative që prekin votën e të rinjve dhe adresimi i shkeljeve të kodit zgjedhor në shkolla.
Komisioneri Z. Celibashi, pasi u njoh me punën dhe anagzhimet që ka ndërmarrë Qëndresa në këto zgjedhje, shprehu dëshirën e tij dhe të institucionit që përfaqëson për të bashkëpunuar me ekipin e vëzhguesve dhe të rinjve të angazhuar të Qëndresës Qytetare në fushatën zgjedhore të 25 Prillit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
#Qëndresë
#MosRripoDuku
#DEMOCRACYISPRICELESS
#25Prill