Nisur nga vëmendja publike ndaj kushteve dhe gjendjes së godinave në konviktet e Qytetit Studenti, me qellim realizimin e transparences se munguar te investimeve, Qëndresa Qytetare realizoi një monitorim mbi transparencën dhe menaxhimin financiar në këtë rezidencë, gjatë periudhës 1 Janar – 31 Dhjetor 2019.
Nga gjetjet e këtij monitorimi rezulton se RSU Nr.1 rezulton si një nga Autoritetet Publike me nivel shumë të ulët transparence. Kontratat e akomodimit që lidhin studentët me Qytetin Studenti kanë probleme ligjore dhe të formulimit. Ato shfaqen në disa variante me çmime të ndryshme në varësi të kushteve të godinave duke diskriminuar studentët bazuar në mundësitë e tyre financiare.
Megjithese sherbimet e mencës dhe ngrohjes janë të parashikuara në statutin e kesaj rezidence, Qyteti Studenti nuk i ofron keto shërbime, ndërkohë 50.8% e studentëve i konsiderojnë çmimet në menzat private si të papërballueshme.
Në sitën e Qëndresës Qytetare kaloi edhe buxheti i Qytetit Studenti për vitin 2019. Të ardhurat e RSU NR. 1 për vitin 2019 ishin 8.9 milion euro, ndërsa blerjet dhe investimet nëpërmjet prokurimeve publike 2.3 milion euro. Por nga anketim i realizuar me studnetët që banojnë në QS, 57.5% e tyre shprehen se investimet kanë qënë ndërhyrje vetëm në fasadë, 25.4% mendojnë se investimet nuk kanë sjellë përmirësime infrastrukturore dhe vetëm 16.6% e tyre shprehen se ato kanë përmirësuar disi kushtet brenda godinave.
Qyteti Studenti në krahësim me rezidencës studentore në Prishtinë ofron shërbimin e akomodimit të studentëve me dyfishin e çmimit dhe me më pak shërbime se Qendra e Studentëve Prishtinë, e cila mbi të gjitha ofron edhe një mencë publike për studentët.
Sa i përket kushteve në konvikte, 97.5% e studentëve shprehen se ngrohjen e sigurojnë vetë pasi sistem ii ngrohjes nuk është funksional, ndërsa për 70.5% e tyre higjiena dhe kushtet në tualete janë të këqia ose shumë të këqia.
Ne i Rekomandojmë:
👉Këshillit Bashkiak Tiranë të miratojë buxhetin në dispozicion të ofrimit të mensës për studentët në Qytetin Studenti me çmime preferenciale dhe kupona ditore (sipas modelit të Qendrës Studentore Prishtinë për vitin akademik 2020 – 2021)
👉Bashkisë Tiranë të zbardhë menjëherë projektin real dhe kontratën për ndërtimin e Kampusit të Ri Universitar, të realizojë konsultim me studentët dhe të përfshijë ata në Komisionin përzgjedhës të ofertave të kompanive që do e ndërtojnë atë.
👉Drejtorisë së Qytetit Studenti të rishikojë kontratat e akomodimit në aspektin ligjor, në raportin tarifë – shërbim – të drejta duke moslejuar diskriminimin dhe përjashtimin bazuar në mundësitë financiare.
Qytetit Studenti dhe te gjitha rezidencat e tjera universitare kanë rëndësi thelbesore për mirearsimimin e studenteve dhe te ardhmen e vendit, mungesa e vëmendjes ndaj tyre është e patolerueshme. Se bashku me studentet kemi pergjegjesine ti shnderrojme ne vende me standarte dinjitoze.
@monitor.al