Nisur nga fakti që prej javësh mësimi po zhvillohet online dhe semestri i dytë në universitete do vijojë online, studentët janë përballur me kostot e paketave të internetit për të aksesuar mësimin, ndaj Qëndresa Qytetare i bën thirrje universiteteve publike të rivlerësojnë tarifën e studimit për semestrin e dytë.
Vlen të theksohet se konsumi i internetit për të aksesuar mësimin online tashmë është i një natyre tjetër jo ajo me të cilët studentë janë mësuar (rrjetet sociale e-mail apo argëtim), tashmë paisjet e tyre duhet të aksesojnë video-call për disa orë në ditë, downloding të materialeve mësimore në mënyrë sistematike të cilat konsumojnë në një masë shumë më të madhe internetin.
Studentët të cilët sollën këtë shqetësim tek Qëndresa Qytetare shprehen se nga nisja e procesit mësimor online kanë përdorur deri në 4 ose 5 oferta telefonie të cilat janë një vlerë e konsiderueshme për ta, duke ditur që kjo situatë nuk do përfundoj me kaq.
Me ardhjen e muajit të fundit të mësimit, studentët dhe familjet e tyre janë duke llogaritur tarifën e studimit në universitet, tarifë e cila përfshin shërbimin e mësimdhënies dhe të shqetësuar ata kërkojnë rivlerësimin e tarifve, ndërkohë kujtojmë këtu se pagesat e nivelit master shkojnë nga 700- 2500 euro.
Qëndresa Qytetare monitoruese prej viteve e financave në universitete vlerëson se njohja e shpenzimeve të studentëve është tërësisht e përballueshme duke marë parasysh mos konsumimin e një seri produktesh nga universitete si Dieta Udhëtimi, Elektriciteti, Uji, Karburanti, Kancelari, Detergjent dhe zëra të tjerë të cilat në universitetet e vendit i kalojnë qindra mijra euro.
Nëse për një student është zgjedhje të ndjekë mësimin online kjo nuk është realiteti i një pedagogu i cili do të duhet patjetër të japë mësimin online, kjo kategori nuk bën asnjë përjashtim nga kostot financiare të internetit në këto ditë dhe kostot e së cilës pa asnjë dyshim do duhet të përballohen nga universiteti.
Prandaj i bëjmë thirrje universiteteve publike të:
- Llogarisin zbritjen nga tarifa e studimit për shërbimet nga operatorët e tretë që nuk lidhen me mësimin online duke pezulluar blerjet e tyre.
- Rivlerësimi i tarifave në kushtet e reja të mos përdorimit të një seri shërbimesh dhe kostove më të ulta që një universitet ka në ditët e mosfunksionimit të mësimit fizik.
- Kompensimin e kostove të interentit të stafeve akademike që lindin për shkak të realizimit të mësimit Online
Qëndresa Qytetare, nisur edhe nga monitorimi financiar periodik për universitetet publike së bashku me Friedrich Ebert Stiftung bën thirrje për një tarifë të drejtë dhe që nuk përjashton shtresat në nevojë nga edukimi në këtë situatë pandemie.